Botë

Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin mbi shtëpinë e Netanyahut

Sulmi ndaj Netanyahut

Foto: Associated Press

Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin me dronë të javës së kaluar, në shtëpinë e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, në qytetin bregdetar të Cezaresë. 

Zyra e Netanyahut ka thënë se një dron ishte lëshuar drejt rezidencës të shtunën në mëngjes. 

As Netanyahu dhe as gruaja e tij nuk ishin aty në atë moment dhe askush nuk u lëndua, raporton BBC.

Netanyahu ia atribuoi sulmin Hezbollahut në një postim në X në të njëjtën ditë.

Hezbollahu e mori përgjegjësinë për sulmin në një konferencë për shtyp nga kreu i zyrës së mediave të grupit, Mohammad Afif, të martën.

"Hezbollah merr përgjegjësinë e plotë dhe të vetme për shënjestrimin e shtëpisë së kryeministrit izraelit, Netanyahu", citon Reuters të ketë thënë Afif. 

LEXO EDHE: