Në një deklaratë të shkurtër, Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) kanë thënë se 45 predha të tjera janë lëshuar drejt Rrafshnaltave të Golanit, raporton BBC.
Ushtria izraelite thotë se raketat “kanë rënë në zona të hapura” dhe se janë aktivizuar paralajmërimet me sirena për sulm ajror.
Në një incident tjetër, IDF-ja ka thënë gjithashtu se një tjetër “predhë” është identifikuar duke e kaluar kufirin e Libanit, e nisur drejt Tel Avivit.
Ushtria izraelite ka thënë se kjo nuk ka aktivizuar sirenat paralajmëruese “në përputhje me protokollin”, ndërsa predha ka rënë në “një zonë të hapur në qendër të Izraelit”.