Botë

Hezbollahu hedh poshtë mundësinë e negociatave me Izraelin teksa luftimet vazhdojnë

Liban

Foto: Associated Press

Lëvizja Hezbollah e Libanit ka thënë të martën se nuk do të ketë negociata teksa luftimet vazhdojnë me Izraelin.

Lëvizja ndërkaq mori përgjegjësinë për një sulm me dron në shtëpinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton Reuters.

“Grupi merr përgjegjësinë e plotë për shënjestrimin e shtëpisë së Netanyahut”, ka thënë  Mohammad Afif, kreu i zyrës së mediave të grupit militant të mbështetur nga Irani, në një konferencë shtypi në periferitë jugore të Bejrutit.

“Nëse duart tona nuk ju kanë arritur herën e mëparshme, atëherë ditët, netët dhe fusha e betejës janë ende mes nesh”, ka shtuar ai.

Izraeli ka konfirmuar se një dron është lëshuar në shtëpinë e Netanyahut të shtunën. 

Netanyahu nuk ishte aty në atë kohë, por ai e përshkroi atë si një atentat, dhe e quajti një "gabim të rëndë".

Hezbollahu gjithashtu për herë të parë pranoi se Izraeli kishte kapur disa nga luftëtarët e tij që kur nisi një ofensivë tokësore në Libanin jugor.

LEXO EDHE: