Botë

Hezbollahu akuzon Izraelin se po i përdor paqeruajtësit e OKB-së si “mburoja njerëzore”

Sulmet izraelite ne Bejrut

Foto: Ilustrim

Foto: Associated Press

Hezbollahu ka thënë se nuk do t’i shënjestrojë forcat izraelite derisa ato të jenë prapa paqeruajtësve të OKB-së (UNIFIL) në jug të Libanit, raporton “BBC”. 

Në një postim në “Telegram”, grupi ka akuzuar ushtrinë izraelite se po i përdor paqeruajtësit si “mburoja njerëzore” dhe ka pretenduar “se ka parë lëvizje të pazakonta të forcave izraelite prapa ushtarëve të UNIFIL”. 

Hezbollahu ka thënë se ka këshilluar anëtarët të “presin dhe të mos merren me ato lëvizje në mënyrë që të kursehen jetët e ushtarëve të UNIFIL”.