Botë

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

Liban

Foto: Getty

Anëtari i Hezbollahut në parlamentin libanez, Hassan Fadlallah, ka thënë të enjten se Izraeli ka shkelur një marrëveshje armëpushimi duke qëlluar mbi civilët që ktheheshin në shtëpi në fshatrat e tyre përgjatë kufirit jugor të Libanit me Izraelin, raporton Reuters.

"Armiku izraelit po sulmon ata që kthehen në fshatrat kufitare”, u ka thënë Fadlallah gazetarëve pas një seance parlamenti, duke shtuar se "ka shkelje sot nga Izraeli, edhe në këtë formë".

Izraeli ka sulmuar të enjten gjashtë zona në pjesën jugore të Libanit, me pretendimin se Hezbollahu ka shkelur armëpushimin, pasi ka parë disa të dyshuar që kishin arritur në jug.

Armëpushimi midis Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah hyri në fuqi të mërkurën sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Franca.

LEXO EDHE: