Një helikopter në një fluturim të paautorizuar u rrëzua në çatinë e një hoteli në qytetin turistik verior të Australisë, Cairns të hënën, me ç ‘rast piloti mbeti i vdekur e qindra pushues të hotelit u detyruan të evakuoheshin pas zjarrit, raporton Reuters.
“Ekuipazhet e urgjencës u thirrën rreth orës 2 të mëngjesit pasi helikopteri me dy motorë goditi çatinë e hotelit, duke shkaktuar djegien e një pjese të strukturës dhe duke shkaktuar evakuime”, thuhet në deklaratën e policisë së shtetit të Queenslandit. Policia ka njoftuar se bëhej fjalë për një “fluturim të paautorizuar”, por nuk ka dhënë detaje. Piloti, i cili ende nuk është identifikuar dhe po fluturonte i vetëm, u deklarua i vdekur në vendngjarje.
Policia ka bërë të ditur se fluturimi ishte një incident i izoluar dhe nuk kishte asnjë kërcënim për sigurinë publike. Ata shtuan se qëllimi i pilotit ishte i panjohur, ashtu si edhe mënyra se si u mor avioni. Nga rrëzimi i helikopterit lëndime të lehta kanë marrë një burrë rreth të 80-tave dhe një grua në të 70-at, të cilët pas ekzaminimeve mjekësore janë liruar nga spitali.
VIDEO:
A Robinson R44 Raven II (VH-ERH) crashed on the roof of the DoubleTree by Hilton hotel in Cairns, Australia. The pilot died.
The Nautilus Aviation helicopter was reportedly stolen from Cairns Airport (CNS).pic.twitter.com/dOPC06rHBD