Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka njoftuar se helikopteri me të cilin po udhëtonte ka bërë ulje urgjente për shkak të kushteve të këqija të motit.
Ai ka thënë se nuk ka pasur incidente.
“Gjithçka është mirë. Për shkak të motit të keq helikopteri ynë bëri një ulje të papritur në Vanadzor. Tani po vazhdojmë udhëtimin me veturë”, ka shkruar ai në Facebook.
Pashinyan po përballet me protesta kundër tij. Mijëra protestues kanë dalë në kryeqytetin armen gjatë javës për shkak të deklaratave të tij se do të sjellë paqe me Azerbajxhanin.
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, vdiq këtë muaj pasi helikopteri iu përplas në një zonë malore për shkak të motit të keq.