Botë

Harvardi ofron shkollim falas për familjet me të ardhura të pakta

Universiteti i Harvardit

Foto: Associated Press

Universiteti i Harvardit ka njoftuar se po ofron shkollim falas për familjet që përfitojnë më pak se 200.000 dollarë në vit, ka njoftuar BBC-ja. Për familjet që fitojnë më pak se 100.000 dollarë, Harvardi do t'ua mbulojë edhe shpenzimet e strehimit dhe të sigurimit shëndetësor.

Vendimi synon ta bëjë Harvardin më të përballueshëm për familjet me të ardhura të mesme dhe vjen pasi Administrata Trump synon financimin e universiteteve, si pjesë e një kundërpërgjigjeje ndaj praktikave të barazisë dhe përfshirjes së diversitetit.

“Vendosja e Harvardit brenda mundësive financiare për më shumë individë zgjeron grupin e prejardhjeve, përvojave dhe perspektivave që hasin të gjithë studentët tanë, duke nxitur rritjen e tyre intelektuale dhe personale”, ka deklaruar udhëheqësi i Harvardit, Alan Garber.

Sipas matjeve, gati 86% e familjeve amerikane do të mund të kualifikohen për ndihmë financiare nga Harvardi, pasi të ardhurat mesatare të një familjeje amerikane ishin 80.000 dollarë në 2023-n, sipas regjistrave të SHBA-së.

Një numër i universiteteve elitare ka ndërmarrë vendime viteve të fundit që t'i lirojnë nga pagesa familjet me të ardhura me të ulëta.