Botë

Harrisi mblodhi më pak vota nga gratë se Bideni në vitin 2020

Kamala Harris

Kamala Harris

Foto: Associated Press

Historikisht, kandidatët republikanë kanë rezultat më të mirë te votuesit më të vjetër, të bardhë, ndërsa demokratët zakonisht sigurojnë vota nga gratë dhe grupet e pakicave.

Mirëpo kjo duket se ka ndryshuar pak këtë vit. Trumpi arriti fitim edhe nga grupet që zakonisht votojnë demokratët, raporton BBC.

Sa i përket votuesve latinë, pavarësisht se një komedian i referohej Porto Rikos si një "ishull plehrash" në një tubim të Trumpit në New York pak ditë para zgjedhjeve, demokratët morën 13% më pak vota nga votuesit latinë në vitin 2024 sesa në vitin 2020 kur ka fituar Bideni. 

Kamala Harris ka marrë 52% të votave nga hispanikët, teksa Bideni kishte marrë 65% në vitin 2020. 

Kamala Harris ka paraqitur gjatë fushatës të ketë prioritet të drejtat e abortit, diçka për të cilën demokratët besonin se do të sillte më shumë votues gra. Mirëpo Harrisi fitoi 53% të votave të grave, 4% më pak se 57% që i kishte fituar Bideni në vitin 2020. 

Harrisi humbi gjithashtu gjashtë pikë te votuesve nën 30 vjeç në krahasim me Bidenin në vitin 2020, i cili kishte marrë 60% të votave të të rinjve.   

LEXO EDHE: