Botë

Harrisi kryeson ndaj Trumpit 46% me 43%, thotë sondazhi i ri i Reuters/Ipsos

Kamala Harris - Donald Trump

Kamala Harris - Donald Trump

Foto: Associated Press

Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris po udhëheq në raport me kandidatin republikan, Donald Trump me tri pikë përqindjeje, sipas sondazhit më të ri të Reuters/Ipsos.

Sondazhi katërditor i përfunduar të hënën thotë se Harris ka marrë mbështetje me 46% teksa Trumpi me 43%, raporton Reuters.

Sipas sondazhit, Trumpi, i cili ishte lënë pas nga Harrisi me gjashtë pikë, në një sondazh të Reuters/Ipsos të 20-23 shtatorit, ishte kandidati i preferuar për një sërë çështjesh ekonomike dhe se disa votues mund të preken nga pretendimet e tij se emigrantët ilegal në vend janë të prirur ndaj krimit, pohime që janë diskredituar kryesisht nga akademikët dhe grupet e mendimit.

Të anketuarit e vlerësuan ekonominë si problemin kryesor me të cilin përballet vendi, teksa rreth 44% thanë se Trumpi kishte qasje më të mirë në adresimin e “kostos së jetesës” krahasuar me 38% e të anketuarve që zgjodhën Harrisin. 

Ndër një sërë çështjesh ekonomike që presidenti i ardhshëm duhet të trajtojë, rreth 70% e të anketuarve thanë se kostoja e jetesës do të ishte më e rëndësishmja. 

Të anketuarit me një diferencë prej 42% deri në 35% mendojnë se Harris ishte kandidata më e mirë për të trajtuar hendekun midis amerikanëve të pasur dhe atyre mesatarë.

Ndër një sërë çështjesh ekonomike që presidenti i ardhshëm duhet të trajtojë, rreth 70% e të anketuarve thanë se kostoja e jetesës do të ishte më e rëndësishmja. 

Të anketuarit me një diferencë prej 42% deri në 35% mendojnë se Harris ishte kandidatja më e mirë për të trajtuar hendekun midis amerikanëve të pasur dhe atyre mesatarë.

Harrisi ka udhëhequr në raport me Trumpin në secilin nga gjashtë sondazhet e Reuters/Ipsos që kur ajo hyri në garë në fund të korrikut. Sondazhi i fundit tregoi se Harris u rrit me dy pikë përqindje.

Rreth dy të tretat e votuesve me të drejtë vote dolën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, sipas një vlerësimi nga Qendra Kërkimore Peë.

Votuesit i besuan mprehtësisë mendore të Harrisit në raport me atë të Trumpit në sondazhin e fundit, me 55% që pajtohen me një deklaratë se ajo ishte "mendërisht e mprehtë dhe e aftë për t'u përballur me sfidat", krahasuar me 46% që thanë të njëjtën gjë për Trumpin.