Botë

Harrisi e cilëson e Iranin si armikun kryesor të SHBA-së

Kamala Harris

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris, e ka cilësuar Iranin si kundërshtarin më të madh të Shteteve të Bashkuara, raportoi të martën CNN-i.

“Mendoj se e kam një emër të qartë në mendje, që është Irani”, ka thënë Harrisi kur u pyet lidhur me armikun kryesor të SHBA-së në emisionin “60 Minutes”.

"Irani ka gjak amerikan në duart e tyre. Ky sulm ndaj Izraelit, 200 raketa balistike, çfarë duhet të bëjmë për të siguruar që Irani të mos arrijë kurrë aftësinë për të qenë fuqi bërthamore, ky është një nga prioritetet e mia kryesore”, ka shtuar ajo. 

Harris nuk ka specifikuar nëse do të urdhërojë veprime parandaluese nëse ka prova që Teherani po krijon armë bërthamore.

"Nuk do të flas për hipoteza në këtë moment”, ka thënë ajo.