Botë

Harris thotë se kushdo që hyn në shtëpinë e saj do të qëllohet

Kamala Harris

Foto: Associated Press

Zëvendëspresidentja e SHBA-së dhe kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, ka folur për gatishmërinë për të përdorur armën e saj nëse dikush i hyn në shtëpi.

"Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet”, ka thënë Harris teksa shkëmbente shaka me prezantuesen Oprah Winfrey të enjten, gjatë një ngjarjeje të transmetuar drejtpërdrejt në Michigan, raporton BBC.

Pasi po qeshte me deklaratën e saj, Harris shtoi se nuk duhet të ishte shprehur kështu. 

“Me siguri nuk duhet ta kisha thënë këtë, por stafi im do të merret me këtë më vonë”, ka deklaruar ajo.

Harris, e cila në debatin e saj të parë dhe me gjasë të fundit presidencial me kandidatin republikan, Donald Trump, ka thënë se është pronare e një arme, ka ripërsëritur se mbështet ndalimin e armëve sulmuese, duke përmendur problemin e Amerikës me të shtënat në shkolla.

“Një armë zjarri e atij lloji është fjalë për fjalë projektuar për të qenë një mjet lufte", i ka thënë ajo Winfreyt.

Ajo theksoi se ishte një mbështetëse e Amendamentit të Dytë të SHBA-së, i cili mbron të drejtën e posedimit të armëve.

Gjatë ngjarjes të së enjtes me Winfrey e cila gjithashtu foli në Konventën Kombëtare Demokratike të muajit të kaluar, Harris u pyet gjithashtu për tema të tjera, duke përfshirë emigracionin dhe ekonominë.

LEXO EDHE: