Botë

Hamburgerët e McDonald’s-it helmojnë dhjetëra njerëz, E. Coli shkak

mcdonalds

Foto: Getty

Një lloj hamburgeri i McDonald’s-it i ka sëmurë dhjetëra njerëz në SHBA, ka thënë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), me një person që ka vdekur më pas.

E. coli, një lloj bakteri që mund të shkaktojë probleme serioze të stomakut, është gjetur në hamburgerët e McDonald’s-it, ka njoftuar tutje CDC.

Deri më tash, Qendra ka regjistruar 49 raste në 10 shtete. Tetë persona janë shtrirë në spital dhe një ka vdekur, raportoi BBC. 

McDonald’s-i po punon me hetuesit për të përcaktuar cili përbërës e ka shkaktuar këtë shpërthim, thuhet në deklaratën e CDC-së.

CDC ka thënë se besohet se qepët mund të jenë burimi i helmimit, prandaj edhe po hetohet tani nëse qepë të njëjta janë shpërndarë edhe në biznese të tjera.