Hamasi të shtunën ka deklaruar se e refuzon “formulimin” e Izraelit për zgjatjen e fazës së parë të armëpushimit në Gazë, në ditën kur faza e parë e armëpushimit ka skaduar.
Zëdhënësi i grupit, Hazem Qassem ka deklaruar për Al-Araby TV se për momentin nuk ka bisedime për fazë të dytë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
Gjatë armëpushimit, që u arrit në mesin e janarit, ka pasur tensione shkaku i shkeljeve të marrëveshjes nga të dy anët, por implementimi i saj ka vazhduar edhe pse ka pasur vonesa dhe implikime.
Nga marrëveshja e armëpushimit, Izraeli dhe Hamasi kanë shkëmbyer të burgosurit.