Botë

Hamasi publikon emrat e tri grave që thotë se do t’i lirojë fillimisht

Emily Damari

Në një postim në Telegram, Hamasi ka publikuar emrat e tri pengjeve të para që thotë se do t’i lirojë, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin. 

Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher janë gratë e para që do të lirohen si pjesë e marrëveshjes, është thënë nga Hamasi. 

Steinbrecher 31-vjeçare  është një veterinare, që ishte në apartamentin e saj në Kibuttz Kfar Aza kur Hamas sulmoi më 7 tetor të vitit të kaluar. 

Romi Gonen 24-vjeçare ishte në festivalin Supernova kur u kap nga militantët e Hamasit. Ndërkohë 28-vjeçarja Emily Damari, me shtetësi britanike dhe izraelite, u mor peng nga Kibuttz Kfar Aza. 

Izraeli ka shtyrë hyrjen në fuqi të armëpushimit derisa Hamasi ta publikojë listën.

Lexo përditësimet tjera
Benjamin Netanyahu

Shtyhet hyrja në fuqi e armëpushimit në Gaza, kryeministri izraelit akuzon Hamasin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se armëpushimi në Gaza është shtyrë derisa Hamasi ta publikojë...