Botë

Hamasi pritet të lirojë 6 pengje në këmbim të mbi 600 të burgosurve palestinezë

Gaza

Foto: Associated Press

Të shtunën pritet të lirohen gjashtë pengje nga Hamasi ndërsa vazhdon të zbatohet faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit mes grupit të armatosur palestinez dhe Izraelit.

Avera Mengistu dhe Hiashm al-Sayed janë dy emrat që Hamasi ka përmendur se do jenë në mesin e të liruarve. Ata ishin kapur në vitin 2014 dhe 2015 pasi kishin kaluar Gazën.

Izraeli nga ana tjetër ka thënë se do të lirojë të gjitha gratë dhe ata nën moshën 19 vjeç të arrestuar që nga tetori i kaluar.

Armëpushimi zyrtarisht filloi më 19 janar dhe shënoi fazën e parë gjashtëjavore ku u liruan 33 pengje izraelite dhe 1,900 të burgosur palestinezë.

Faza e dytë parasheh që të arrihet një armëpushim i përhershëm, me pengjet e mbetura të këmbehen me të burgosurit palestinezë dhe trupat izraelite të tërhiqen plotësisht nga Gaza.

Faza e tretë dhe e fundit parasheh që të rikthehen të gjithë trupat e pengjeve të vdekur, si dhe rindërtimin e Gazës.

Hamasi liron 6 pengje izraelite në shkëmbimin e fundit

1 muaj më parë / 22 shk 2025 12:46
Hamas

Photo: Associated Press

Grupi militant palestinez, Hamas, ka liruar 6 pengje izraelite që janë mbajtur në Gaza të shtunën, raportoi The Guardian.

Në mesin e pengjeve të liruara së fundmi janë Omer Shem Tov, Eliya Cohen, Avera Mengistu, Omer Wenkert dhe Tal Shoham, ndërsa Hisham al-Sayed iu dorëzua Kryqit të Kuq më vonë gjatë ditës. Hisham al-Sayed ishte kapur nga Hamasi në vitin 2015 pasi kishte kaluar Gazën.

Lirimi i pengjeve do të nxisë autoritetet izraelite të lirojnë mbi 600 palestinezë nga burgjet izraelite – më shumë se 400 prej tyre ishin arrestuar që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor të vitit 2023.

Armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit zyrtarisht filloi më 19 janar dhe shënoi fazën e parë gjashtëjavore ku u liruan 33 pengje izraelite dhe 1,900 të burgosur palestinezë.