Botë

Hamasi pranon rezolutën e OKB-së për armëpushim, gati për t'i negociuar detajet

Lufta në Gaza

Lufta në Gaza

Foto: Associated Press

Hamasi ka njoftuar se ka pranuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushimin në Gazë dhe është deklaruar i gatshëm t’i negociojë mbi detajet. 

Këtë e ka bërë të ditur të martën, zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, në një deklarim për Reuters, duke shtuar se i takon Uashingtonit të sigurohet që Izraeli t’i përmbahet asaj marrëveshje.

“Hamasi pranon rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me armëpushimin, tërheqjen e trupave izraelite dhe shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit e mbajtur nga Izraeli”, ka thënë ai. 

Abu Zuhri ka theksuar se administrata e SHBA-së po përballet me një sprovë të vërtetë për t’i përmbushur angazhimet e saj dhe për t’i dhënë fund luftës menjëherë në zbatim të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në një reagim të mëpasshëm, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se pranimi i rezolutës nga Hamasi është “shenjë shprese”.