Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Hamasi është “e vetmja gjë” që qëndron ndërmjet palestinezëve dhe armëpushimit.
Duke folur në një konferencë për media pas takimit të G7-ës në Kapri të Italisë, Blinkeni ka thënë se Hamasi ka refuzuar “propozime zemërgjera” nga Izraeli, raporton BBC.
“E vetmja gjë që qëndron ndërmjet popullit të Gazës dhe armëpushimit është Hamasi”, është shprehur Blinkeni.
Sekretari amerikan ka thënë se ministrat e Jashtëm të G7-ës janë “intensivisht të fokusuar në Gaza”, ndonëse po merreshin me eskalimin e situatës ndërmjet Iranit dhe Izraelit.
Blinkeni përmend bisedimet e armëpushimit duke theksuar se është Hamasi ai që po mban një marrëveshje.
Ai gjithashtu ka kërkuar zbatimin e shpejtë të angazhimeve të ndihmës humanitare në Gaza.
"Ne kemi parë përparim të rëndësishëm, por duhet të shohim rezultate të qëndrueshme dhe se ka shpërndarje në të gjithë Gazën”, ka thënë ai.