Hamasi ka thënë se ka lansuar raketa në drejtim të Tel Avivit në qendër të Izraelit, për herë të parë pas afro katër muajve, raporton “BBC”.
Të paktën tetë raketa janë lansuar nga zona e Rafahut në jug të Gazës dhe disa janë goditur në ajër, ka thënë ushtria izraelite. Nuk është raportuar për të lënduar.
Ushtria izraelite po vazhdon operacionin ushtarak në Rafah. Sirenat janë lëshuar në qytete të ndryshme, përfshirë në Herzliya e Petah Tikva.