Hamasi ka nisur procesin e lirimit të tre pengjeve të tjerë izraelitë dhe pesë robërve tajlandezë të enjten, lirimi i tretë i tillë që nga arritja e armëpushimit në Rripin e Gazës në fillim të këtij muaji.
Izraeli pritet të lirojë ndërkohë 110 të burgusorë të tjerë palestinezë, raporton AP.
Grupi militant palestinez, Hamas, ka publikuar video duke e dorëzuar ushtaren izraelite Agam Berger, 20 vjeçare te Kryqi i Kuq, në një zonë shumë të shkatërruar urbane në Jabalia, në veri të Gazës.
Forcat izraelite më vonë e kanë konfirmuar se tashmë e kanë pranuar Berger.
Berger ishte në mesin e pesë ushtareve të reja izraelite e cila ishte marrë peng gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit, më 7 tetor 2023. Katër të tjerat janë liruar të shtunën.
Dy pengjet e tjera që parashihet të lirohen po ashtu të enjten janë Arberl Yehous dhe Gadi Moses.