Botë

Hamasi i përgjigjet “pozitivisht” planit për armëpushim në Gaza

Lufta në Gaza

Lufta në Gaza

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka bërë thirrje Hamasit që ta pranojë marrëveshjen e re për paqe që ai ka thënë se Izraeli e ka sjellë në tavolinë.

Marrëveshja ofron një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e Izraelin nga Gaza në këmbim të lirimit të të gjitha pengjeve dhe rindërtimit të enklavës së shkatërruar.

Hamasi ka thënë se po “e konsideron pozitivisht” fjalimin e Bidenit sa i përket “armëpushimit të përhershëm, tërheqjes së forcave izraelite nga Gaza, rindërtimin dhe shkëmbimin e të burgosurve”.

Faza e parë e planit të prezantuar nga Bideni është e ngjashme me planin që ishte negociuar në Katar dhe Kajro, por që ishte përmbysur për shkak të mosmarrëveshjeve mes Hamasit dhe Izraelit mbi atë nëse armëpushimi do të ishte i përhershëm, raportoi Guardian.

Edhe pse kushtet e marrëveshjes së re u paraqitën nga Bideni, ai vazhdimisht e përshkroi si propozim izraelit.

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e Benjamin Netanyahut thoshte se Izraeli do të vazhdonte të luftonte derisa vendi të arrinte synimet, përfshirë “eliminimin e aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit”.