Grupi militant islamik në Gazë Hamas, i përkrahur nga Irani, ka fajësuar “Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulmet e Izraelit në Gazë.
Sipas Hamasit SHBA-ja bart përgjegjësinë e plotë për “masakrat” në Gazë, pasi sipas tyre, Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar se Izraeli është konsultuar me administratën Trump para se filloi fushatën e bombardimeve mbrëmjen e kaluar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë sulmi izraelit ka vrarë më shumë se 400 palestinezë, ka raportuar "The Guardian".
“Me mbështetjen e palimituar ushtarake dhe politike për okupatorin (Izraelin), Washingtoni bart përgjegjësinë e plotë për masakrimin dhe vrasjen e grave dhe fëmijëve në Gazë”, thuhet në deklaratën e grupit militant palestinez, Hamas.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbajtur pushtuesin dhe mbështetësit përgjegjës për këto krime kundër njerëzimit”, ka shtuar Hamasi.
