Hamasi ka thënë të enjten se do të lirojë pengjet izraelitë siç ishte planifikuar fillimisht, pas bisedimeve "pozitive" me ndërmjetësit.
Grupi militant kishte shtyrë lirimin e më shumë pengjeve këtë fundjavë, duke akuzuar Izraelin për shkeljen e armëpushimit. Si përgjigje, Izraeli paralajmëroi se do t'i kthehej luftimeve, raporton CNN.
“Hamasi konfirmon qëndrimin e tij të vazhdueshëm për të zbatuar marrëveshjen sipas asaj që u nënshkrua, e cila përfshin shkëmbimin e të burgosurve sipas orarit të specifikuar”, thuhet në një deklaratë të grupit militant.
“Bisedimet u karakterizuan nga një frymë pozitive”, thuhet më tej në deklaratë, duke shtuar se Egjipti dhe Katari pohuan se do të punojnë për të “hequr pengesat dhe plotësuar boshllëqet”.
Izraeli nuk i është përgjigjur deklaratës së Hamasit.
Është ende e paqartë nëse njoftimi i Hamasit do të mjaftojë për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Izraelin, i cili solli në pikëpyetje pauzën e luftimeve.
Deri më tani, 16 nga 33 pengjet izraelite të planifikuar për lirim në fazën aktuale të marrëveshjes janë liruar nga Hamasi dhe 656 të burgosur palestinezë nga një listë prej afro 2,000 janë liruar nga Izraeli.
LEXO EDHE: