Botë

Hamasi do të lirojë një peng amerikano-izraelit bashkë me katër trupa

Gaza

Hamasi të premten ka pranuar propozimin nga ndërmjetësuesit për lirimin e një pengu të gjallë amerikano-izraelit si dhe katër trupa me shtetësi të dyfishtë që kanë vdekur pasi janë marrë peng, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.

Zyra e kryeministrit izraelit ka shprehur dyshime rreth ofertës, duke akuzuar Hamasin për përpjekje për të manipuluar bisedimet në Katar për fazën tjetër të armëpushimit Hamas-Izrael.

Grupi militant në Rripin e Gazës nuk e ka specifikuar menjëherë se kur do të bëhet lirimi i ushtarit Edan Alexander dhe katër trupave, ose çfarë do të kërkojë në këmbim.

Alexander ishte 19 vjeç kur është kidnapuar nga baza e tij në kufi me Gazën në jug të Izraelit gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor të 2023-s.