Një grua ka sjellë një jetë një fëmijë në një rrugë të Bangkokut në Tajlandë pak pasi u detyrua të largohej nga spitali, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Birmaninë.
Pacientja u bart jashtë spitalit dhe e rrethuar nga stafi shëndetësor solli në jetë fëmijën.
Pacientë të shumtë të spitaleve janë bartur me barela në oborre. Ata po vazhdojnë trajtimin të shtrirë në barela apo edhe duke u ulur në karroca.
Stafi po përpiqet t’u ndihmojë pacientëve në këto kushte të vështira.
Sipas të dhënave të deritashme, nga tërmeti 7.7 shkallësh kanë vdekur të paktën 140 persona.
VIDEO: