Një gjykatë në Madrid e ka thirrë bashkëshorten e kryeministrit, Begona Gomez, që të dalë para gjykatës më 5 korrik, nën akuzat për korrupsion, të cilat e shtynë Pedro Sanchezin që ta mendonte dorëheqjen në muajin prill.
Kërkesa është bërë si pjesë e një hetimi preliminar nëse Gomezi e ka përdorur pozitën e saj për ndikuar në marrëveshje biznesore, ka bërë të ditur të martën gjykata, raporton Reuters.
Sanchezi ka thënë në fund të prillit se pasi e kishte shqyrtuar situatën kishte vendosur që të vazhdonte detyrën. Ai ka akuzuar kundërshtarët e tij politikë të krahut të djathtë për orkestrim të rastit.
Autoriteti procedues i Madridit apeloi që çështja të hidhej poshtë në mungesë provash, por kërkesa u rrëzua nga gjyqtari hetues.
Opozita ka kërkuar, në raste të ndryshme, dorëheqjen e Sanchezit, i cili drejton qeverinë e koalicionit të pakicës së majtë të Spanjës.
Çështja ndaj Gomexit është ngritur nga “Manos Limpias”, ose Duart e Pastra, një grup aktivist kundër korrupsionit, i udhëhequr nga Miguel Bernad, një avokat dhe politikan i cili ka qenë kandidat për një parti të ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane.