Botë

Gruaja e mbyt qenin në banjon e aeroportit në Florida

tojlet

Një grua, të cilës i ishte thënë se nuk mund ta merrte qenin në bord, e mbyti qenin në banjon e një aeroporti në Florida.

Alison Lawrence përballet me akuzë të rëndë pasi policia e përshkroi rastin si “vrasje mizore dhe e panevojshme” e qenit të saj, Tywinn.

Lawrence planifikonte të udhëtonte në Kolumbi dhe në aeroport mori vesh se nuk mund ta merrte qenin me vete, ka thënë policia.

Më pas, ajo u pa në kamera se u fut në banjo me qenin dhe doli nga aty 20 minuta më pas pa qenin. Nga aty, kapi fluturimin për Kolumbi.

Një punonjës gjeti qenin e ngordhur në koshin e plehrave dhe e raportoi rastin.

Policia tha se Lawrence “ka ndërmarrë veprim ekstrem dhe tragjik duke e vrarë qenin”. Ajo u arrestua në Florida për abuzim kafshe.