Botë

Grevë masive 24-orëshe në Argjentinë kundër masave të presidentit

Greva-Argjentine

Foto: Associated Press

Sindikata më e madhe e punëtorëve në Argjentinë ka filluar një grevë masive 24-orëshe të enjten, duke i ndaluar trenat, aeroplanët dhe portet, teksa protestojnë kundër masave të mëdha të kursimit të ndërmarra nga qeveria e presidentit libertarian Javier Milei, ka raportuar agjencia e lajmeve “Retuers”.

Masat e ndërmarra kanë bërë që të rritet papunësia dhe varfëria.

Të mërkurën, para grevës, punëtorët iu bashkuan protestës së pensionistëve para Kongresit në Buenos-Aires. Pensionistëve u janë zvogëluar pensionet dhe protestat e tyre kanë përfunduar me dhunë gjatë javëve të fundit pasi grupe që i mbështetnin, si fansat e futbollit, janë përplasur me policinë.

Sindikatat po kërkojnë që qeveria të rikthejë në punë punëtorët e larguar, të rifillojë edhe bisedimet për pagesat dhe të heqë planet për të privatizuar disa kompani publike, në mesin e masave tjera, që sipas pushtetit kanë qëllim stabilizimin ekonomik.

“E drejta për grevë është e drejtë e punëtorëve dhe mendoj se duhet të ketë më shumë greva pasi situata me këtë qeveri është e paqëndrueshme”, ka deklaruar Hugo Velazuez, punëtor 62-vjeç.

“Është problem. Edhe spitalet kanë staf minimal dhe unë duhet të sjell gjyshen time në spital dhe nuk e di se çfarë do të bëj”, ka deklaruar Lucas Edezma, 33-vjeçar.