Botë

Greva ndalon trenat dhe tragetet në Greqi një vit pas aksidentit vdekjeprurës hekurudhor

Grevat në Greqi kanë ndaluar trenat dhe tragetet të mërkurën në protestat që përkonin me përvjetorin e aksidentit hekurudhor vdekjeprurës një vit më parë.

Në aksidenti më vdekjeprurës hekurudhor në Greqi, humbën jetën 57 persona vitin e kaluar, kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren të mallrave në veri të vendit.

Tragjedia tronditi Greqinë, ku shumë nga viktimat ishin studentë të universitetit.

Shërbimet e transportit publik në Athinë u ndërprenë nga greva e së mërkurës, pasi sindikatat kërkuan për të “shkatërruar” më tej kontrollet e pagave të vendosura gjatë krizës financiare 2010-2018. Fluturimet nuk u prekën nga greva pasi gjykata deklaroi që planet e protestës nga kontrollorët e trafikut ajror janë të paligjshme.

Fermerët dhe studentët e universitetit kanë organizuar gjithashtu protesta kundër qeverisë javëve të fundit.

Të afërmit e viktimave të aksidentit hekurudhor janë mbledhur të mërkurën në vendngjarje të aksidentit për përkujtime, teksa zilet e kishës ranë 57 herë për të nderuar viktimat.

“Kjo është dhimbje që nuk ka fund, një plagë që nuk do të shërohet kurrë”, ka thënë Panos Routsi, të cilit i vdiq i biri 22-vjeçar, Denis, në aksident. “Gjithçka dua unë është që të gjithë përgjegjësit të ndëshkohen ku do që janë të fshehur”.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka thënë se një hetim gjyqësor për aksidentin ka përkrahjen e plotë të qeverisë e po ashtu bashkëpunimin.