Ministri grek për Migrimin ka thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm të marrë masa më të rrepta për migracionin në vitin 2025, me fokus deportimet, por se nuk do të miratojë metodat e përdorura nga administrata Trump.
“Dërgimi prapa i migrantëve në pranga me avionë ushtarakë është shumë ndryshe nga përdorimi i fluturimeve të rregullta. Migrimi ka përparuar nga një çështje humanitare në një çështje thelbësore të sigurisë”, ka thënë Nikos Panagiotopoulos.
Të enjten, ministrat e BE-së për migrim do të takohen në Varshavë për të shqyrtuar përpjekjet kundër migrimit.
Greqia është një portë kyçe për migrimin ilegal, veçanërisht ata që ikin nga luftërat. Vitin e kaluar, shënoi rekord në rritjen e numrit të atyre që arritën përmes detit.