Botë

Greqia kërkon ndihmë ndërkombëtare për shuarjen e zjarreve

Greqia - zjarret ne Athine

Foto: Associated Press

Greqia ka kërkuar ndihmë nga shtet tjera për t’i shuar zjarret që po i afrohen periferisë veriore të Athinës, raporton “BBC”. 

Ndihma pritet të arrijë nga Spanja, Italia, Turqia dhe Kanadaja, ndërsa Franca ka ofruar helikopter “Super Puma” për shuarjen e zjarreve e Republika e Çekisë ka ofruar për ndihmë 75 zjarrfikës e 25 vetura. 

Zjarri po vazhdon për më tepër se 24 orë tash, ndërsa zjarrfikësit po e kanë të vështirë ta kontrollojnë. 

Një shkollë në Nea Penteli është në zjarr, ndërsa banorët po ankohen se nuk ka mjaftueshëm kamionë të zjarrfikësve dhe zjarrfikës. 

Shtëpi e prona po ashtu janë kapluar nga zjarri në zonat Ano Vrilissia, Chalandri dhe Nea Penteli. 
Chalandri është 8.8 kilometra nga qendra e Athinës. 

“Ajri është ngufatës”, ka thënë gazetari grek Ioannis Papadopoulos. 

Po ashtu edhe objektet e Observatorit Kombëtar të Athinës në Penteli po rrezikohen.