Botë

Gratë ruse kërkojnë t’iu kthehen bashkëshortët nga lufta

Protesta në Rusi

Një grup grash ruse kanë organizuar një protestë para objektit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, duke kërkuar që burrat e tyre të kthehen nga lufta.

SkyNeës ka raportuar të hënën se gratë kërkuan kthimin e bashkëshortëve me mesazhin “Ju lutem kthejini në shtëpi”.

Kjo nuk është protesta e vetme e grave dhe e organizatave të ndryshme në Rusi që kanë bërë thirrje të ndalet lufta dhe të kthehen burrat dhe djemtë e rekrutuar në luftë.

Në protestën e së hënës pati edhe fëmijë dhe nxënës të shkollave që iu bashkangjitën protestës, derisa asnjë zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes nuk doli për të folur me ta.

Që nga nisja e luftës, në Rusi por edhe në shtete të tjera janë organizuar protesta kundër luftës në Ukrainë. Në anën tjetër, trupat ruse po përgatiten për një kundërofensivë në territorin ukrainas