Botë

Goditet spitali në Gaza nga një sulm ajror izraelit

Sulmi ne spital ne Gaza

Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar qendrën e kujdesit intensiv dhe departamentin e kirurgjisë së spitalit kryesor në Gaza City, ka njoftuar Hamasi, transmeton “BBC”. 

Një video e postuar online janë parë flakë të mëdha dhe tym duke u ngritur mbi spitalin “Al-Ahli Baptist”. Janë parë njerëz duke ikur. 

Një gazetar lokal ka thënë se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë telefonuar një mjek dhe i dhanë paralajmërim për evakuim.

Hamasi e ka quajtur këtë sulm “krim të tmerrshëm” nga Izraeli. Izraeli ndërkohë ka thënë se do t’i shohë raportet. 

Nuk është raportuar për të vdekur. 

“Gjithë pacientët dhe personat e zhvendosur duhet të shkojnë te një distancë e sigurt. Keni vetëm 20 minuta për t’u larguar”, raportohet t’i ketë thënë ushtari izraelit një mjeku në departamentin e emergjencës të spitalit, gjatë bisedës telefonike. 

Mbi 1500 persona janë vrarë, që kur Izraeli riktheu sulmet në Gaza pas një armëpushimi disa javor, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Gazës. 

Që nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit 2023, që erdhi si pasojë i sulmit të Hamasit në Izrael gjatë të cilit u vranë 1200 persona e u morën 251 pengje, në Gaza janë vrarë 50 mijë e 933 persona, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.