Rrjedhimisht, Carney do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i Kanadasë.
Por sfida më e madhe për Carneyn mund të jetë që votuesit e zakonshëm kanadezë – madje edhe ata brenda partisë së tij – ta njohin.
Carney, i cili shërbeu si guvernator i Bankës së Kanadasë dhe Bankës së Anglisë, do a shpallë kandidaturën për të zëvendësuar Justin Trudeaun, në një ngjarje në Edmonton sot më vonë.
Pavarësisht profilit të lartë ndërkombëtar, Carney – si rivalët e tij në garën për lidershipin e partisë – janë të njohur pak brenda Kanadasë.
Sondazhi i këtij muaji nga “Abacus Data” zbuloi se kur u shfaq një fotografi e Carneyt, 76 për qind e kanadezëve nuk mund ta identifikonin.
Chrystia Freeland, ish-ministrja e Financave, e cila shihet si konkurrentja e Carneyt, ia doli shumë më mirë: 51 për qind e njihnin kur iu shfaq fotoja.
Në një sondazh në korrik, 93 për qind e të anketuarve nuk njihnin Carneyn në fotografi.