Gjyqtarë të Gjykatës federale në Washingon, që më herët i dënuan disa nga të përfshirët në sulmin ndaj Capitolit më 6 janar, shprehën drojë për mundësinë e një tjetër dhune politike në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Gjyqtari Reggie Walton thotë se shpreson që amerikanët ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit, por e shpreh shqetësimin se kandidati demokrat, Donald Trump dhe aleatët e tij mund të përhapin të njëjta teori konspirative si ato që i nxitën turmat më 6 tetor të 2021-s. Waltoni, që u pati emëruar në detyrë nga ish-presidenti George W. Bush, nuk është i vetëm në këtë shqetësim.
Edhe gjyqtarë të tjerë thanë se klima politike në SHBA është pothuajse e njëjtë me atë të kohës së sulmit në Capitol, prej të cilit patën mbetur të lënduar më shumë se 100 policë.
Gjersa dita e zgjedhjeve po afron, gjyqtarët shpesh theksojnë nevojën për ta përçuar një mesazh përtej sallave të gjyqit se dhuna politike nuk mund të tolerohet.