Botë

Gjykatësja hedh poshtë rastin ndaj Trumpit për zgjedhjet e vitit 2020

Donald Trump

Një gjykatëse federale ka hedhur poshtë njërën nga çështjet e mëdha kundër presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, që pretendonte se ai ka kërkuar në mënyrë të paligjshme ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, raporton “BBC”. 

Prokurori i posaçëm, Jack Smith, që kishte ngre çështjen penale kundër Trumpit, ka kërkuar që të hedhen poshtë akuzat, duke përmendur politikën e Departamentit të Drejtësisë që ndalon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë. 

Gjykatësja Tanya Chutkan e pushoi çështjen “pa paragjykime”, që do të thotë se akuzat mund të rikthehen pasi Trump ta përfundojë mandatin e tij të dytë. 

Smith ka kërkuar po ashtu që rasti i tij, që akuzon Trumpin për mbajtje të paligjshme të dokumenteve të klasifikuara, të hidhet poshtë. Në të dyja rastet Trumpi ishte deklaruar i pafajshëm.  

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trumpit për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumentet e klasifikuara

Prokurorët federalë kërkuan të hënën që të pushohen rastet gjyqësore ndaj presidentit të zgjedhur Donald Trump...