Botë

Gjykatësi hedh poshtë çështjen e Hunter Bidenit për armë pas faljes presidenciale

Joe Biden, Hunter Biden

Foto: Associated Press

Gjykatësi që mbikëqyr dënimin e Hunter Bidenit për akuzat për armë e ka hedhur poshtë çështjen të martën pasi presidenti Joe Biden i dha një falje gjithëpërfshirëse djalit të tij.

Vendimi i gjykatëses së qarkut, Maryellen Noreika për të mbyllur çështjen erdhi një javë përpara se Hunter Biden të dënohej pasi u shpall fajtor këtë vit nga një juri, për të tri akuzat për krime me armë.

Ai mund të përballej me burgim deri në 25 vjet, mirëpo presidenti dha faljen e tij të dielën për krimet me armë dhe një grup tjetër akuzash lidhur me dështimin e tij për të paguar 1.4 milionë dollarë taksa.

Gati një muaj para përfundimit të mandatit të tij, Bideni e fali zyrtarisht djalin e tij, pavarësisht premtimeve të mëparshme për të mos përdorur fuqitë e tij ekzekutive për ta bërë këtë.

Në njoftimin e veprimit të tij, presidenti ka thënë se akuzat kundër djalit të tij ishin të motivuara politikisht, duke shtuar se "politika e papërpunuar ka infektuar" sistemin e drejtësisë dhe ka rezultuar në një "shkelje të drejtësisë".

LEXO EDHE: