Rusia ka akuzuar katër persona lidhur sulmin në një sallë koncertesh në Moskë ku u vranë të paktën 137 persona.
Tre prej tyre u dërguan të përkulur në një gjykatë në Moskë, ndërsa i katërti ishte në një karrige me rrota.
Të gjithë u akuzuan për kryerjen e aktit terrorist.
Shteti Islamik, ose IS, tha se kreu sulmin e së premtes në Sallën e qytetit Crocus dhe postoi gjithashtu edhe pamje nga sulmi.
Zyrtarët rusë kanë pretenduar përfshirjen e Ukrainës anipse nuk kanë paraqitur prova. Kievi e ka quajtur absurd pretendimin.
Të katër u emëruan nga autoritetet ruse si Dalerdzhon Mirzoyev, Saidakrami Murodali Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Muhammadsobir Fayzov.
Të gjithë duket se janë rrahur - videot e seancave brutale të marrjes në pyetje u zbuluan me sa duket nga forcat ruse të sigurisë dhe raportet sugjerojnë se të paktën një prej tyre kishte pësuar goditje elektrike.
Burrat që gjykata i identifikoi si Mirzoyev dhe Rachabalizoda kishin sy të zinj dhe veshi i këtij të fundit ishte shumë i fashuar - thuhet se ishte prerë pjesërisht gjatë arrestimit të tij.
{gallery}