Një gjykatës federal ka bllokuar përkohësisht vendimin e administratës Donald Trump për t’i ngrirë grantet federale dhe huat që mund të kapin vlerën totale të triliona dollarë, raporton agjencia “AP”.
Gjykatësja Loren L. AliKhan ka bllokuar këtë masë të martën pasdite, pak minuta para se të hynte në efekt.
Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se do të fillonte pezullimin e granteve federale dhe huave. Por, tha se nuk do të preken të gjitha.