Botë

Gjykata e Rumanisë mbështet ndalimin e Georgescut për të kandiduar për president

Calin Georgescu,

Foto: Associated Press

Populisti rumun i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, e ka humbur apelimin e tij kundër një vendimi që e ndalon atë të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të majit në Rumani.

Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin përfundimtar të martën pasdite pas dy orësh diskutimi, raporton BBC.

Një turmë e madhe e mbledhur jashtë gjykatës në Bukuresht ka thirrur "tradhtarë" dhe "nuk po shkojmë askund".

Byroja Qendrore Zgjedhore kishte refuzuar më parë kandidaturën e Georgescut për një përsëritje të zgjedhjeve presidenciale në maj.

Georgescu kishte fituar rundin e parë të votimit presidencial të vitit të kaluar, por rundi ishte anuluar pasi inteligjenca kishte zbuluar se Rusia ishte përfshirë në krijimin e 800 llogarive në TikTok që e mbështesnin atë

Të dielën, byroja zgjedhore ka thënë se kandidatura e Georgescu nuk "përmbushte kushtet e ligjshmërisë", pasi ai "shkelte vetë detyrimin për të mbrojtur demokracinë".

Georgesku e ka apeluar atë vendim të hënën.

LEXO EDHE: