Botë

Gjykata e BE-së: Gruaja që refuzon marrëdhënien seksuale me burrin nuk është fajtore për divorc

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg

Gruaja që refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale me bashkëshortin nuk duhet të konsiderohet si “fajtore” nga gjykatat në rast divorci, ka thënë gjykata më e lartë evropiane për të drejtat e njeriut, duke dënuar vendimin e Francës, shkruan “The Guardian”.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) mbajti anën e një gruaje franceze 69-vjeçare, bashkëshortit të së cilës i ishte dhënë divorci me arsyetimin se ajo ishte fajtore pse çifti nuk kishin marrëdhënie seksuale.

GJEDNJ vendosi, njëzëri, se kishte pasur shkelje të së drejtës së gruas për respektimin e jetës private dhe familjare, si pjesë e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Vendimi thotë se një grua që refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale me bashkëshortin nuk duhet të konsiderohet “fajore” nga gjykatat në rast divorci.

69-vjeçarja franceze nuk e kundërshtoi divorcin, të cilin e kishte kërkuar gjithashtu, por u ankua për arsyet mbi të cilat ishte miratuar nga një gjykatë franceze.