Botë

GJNP-ja kërkon urdhërarreste për talebanët nën dyshimin për krime me baza gjinore

Talebanet

Foto: Associated Press

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) po kërkon urdhërarreste për zyrtarët talebanë për krime të dyshuara me bazë gjinore, teksa grupi vazhdon të godasë të drejtat e grave në Afganistan.

Në një deklaratë të enjten, zyra e prokurorit të GJNP-së ka thënë se “ka arsye të bazuar për të besuar se lideri suprem i talibanëve, Haibatullah Akhundzada dhe shefi i drejtësisë së "Emiratit Islamik të Afganistanit", Abdul Hakim Haqqani, mbajnë përgjegjësi penale për krim kundër njerëzimit me "bazë gjinore”.

Kërkesat për urdhërarreste të kërkuara nga lryeprokurori i GJNP-së, Karim Khan, duhet të miratohen nga një gjyqtar. Edhe nëse urdhërarrestet lëshohen, gjykata me bazë në Holandë nuk ka mekanizmin e saj të zbatimit dhe mbështetet tek vendet nënshkruese për të kryer arrestime, raporton CNN.

Që kur talebanët morën përsëri kontrollin e Afganistanit në gusht të vitit 2021, gratë dhe vajzat janë ndaluar nga jeta publike.

Qeveria talebane fillimisht u paraqit si më e moderuar se versioni i grupit që sundonte në vitet '90, madje duke thënë se do t'i lejonte gratë të vazhdonin shkollimin e tyre.

Në vend të kësaj, grupi islamik i linjës së ashpër i ka ndaluar gratë të shkojnë në universitet, ka mbyllur shkollat e mesme dhe sallonet e bukurisë dhe ka ndaluar gratë të punojnë në OJQ, përfshirë Kombet e Bashkuara.