Botë

Gjermania legalizon pjesërisht kanabisin

Gjermania legalizon kanabisin

Foto: ilustrim

Autoritetet gjermane kanë legalizuar pjesërisht kanabisin, ndonëse ky vendim u kritikua nga sindikata të policisë që paralajmëruan rrezik në shoqëri, ka raportuar BBC-ja.

Ky vendim hyri në fuqi nga 1 prilli, por do të zbatohet duke u bazuar në disa rregulla strikte si mbi 18-vjeçarët mund të posedojnë deri në 25 gramë kanabis në hapësira publike, të rriturit mund t'i kultivojnë deri në 3 bimë për familje, nuk do të lejohet përdorimi në afërsi të shkollave, qendrave sportive e as në zonat e këmbësorëve mes orës 07:00-20:00.

Ndërsa, nga 1 korriku kultivuesit lejohet të organizojnë shoqata ose klube sociale me deri në 500 anëtarë, ata duhet të jetojnë në Gjermani dhe kjo nuk lejohet të jetë fitimprurëse.

“Ne supozojmë se tregu i zi do të forcohet", ka thënë Alexander Poitz nga Sindikata e Policisë Gjermane.

Ai beson se kërkesa do të tejkalojë shpejt kornizën ligjore.