Tre shtetasve gjermanë kohët e fundit u është mohuar hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe janë vendosur në paraburgim, duke e bërë Berlinin të pyesë nëse ka pasur një "ndryshim të mundshëm në politikën amerikane të imigracionit", raporton AFP.
Turistët nga disa vende perëndimore thuhet se janë arrestuar nga autoritetet amerikane të imigracionit në javët e fundit, me sa duket të kapur nga shtypja e ashpër e presidentit Donald Trump ndaj imigracionit.
“Kohët e fundit kemi dijeni për tri raste në të cilat shtetasit gjermanë nuk kanë mundur të hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe janë arrestuar”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Sebastian Fischer.
Dy nga rastet janë zgjidhur, ka shtuar Fischer, por Gjermania ka mbetur "në kontakt me autoritetet lokale" në lidhje me rastin e tretë.
“Gjermania po monitoron situatën dhe po ndërlidht me vendet e tjera të BE-së për të vlerësuar nëse kjo përfaqëson një ndryshim në politikën amerikane të imigracionit... apo nëse këto janë raste të izoluara", ka thënë ai.
“Pasi të kemi një pamje të qartë, atëherë, nëse është e nevojshme, do të rregullojmë këshillat tona të udhëtimit dhe sigurisë,” ka shtuar Fischer.