Botë

Gjermania është në rrezik prej një tjetër recesioni si rezultat i tarifave të Trumpit

Gjermania

Gjermania është në rrezik prej një tjetër rënieje ekonomike si rezultat i tensionit tarifor të krijuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë ministri gjerman i Financave, Joerg Kuki.

“Një konflikt tregtar mund të rrisë rezikun për recesion. S’ka asnjë dyshim për këtë”, ka deklaruar Kuki të mërkurën për transmetuesin publik “Deutschlandfunk”.

Pasi ka vuajtur dy vjet me radhë nga recesioni, një tkurrje e tretë në vitin 2025 do të shënonte një periudhë të gjatë të rënies për ekonominë më të madhe të Evropës.

Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve “Reuters” ka cituar burime tek thonë se institucionet ekonomike gjermane do të rishikojnë parashikimin e tyre për vitin 2025 në vetëm 0.1% rritje ekonomike, sipas parashikimeve që nuk përfshijnë tarifat e fundit të Trumpit.

Që nga java e kaluar, mallrat me origjinë nga Gjermania përballen me tarifë prej 20 për qind, në kuadër të tarifës së përgjithshme që presidenti amerikan u ka vendosur partnerëve tregtarë evropianë.