Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se dëmtimi i dy kabllove nënujore në Detin Baltik duket të jetë akt sabotimi dhe “veprim hibrid”, pa përmendur se kush është fajtori, shkruan BBC.
Një kabllo telekomunikacioni 1.170 km midis Finlandës dhe Gjermanisë u ndërpre në orët e para të së hënës, ndërsa një lidhje interneti 218 km midis Lituanisë dhe ishullit Gotland të Suedisë ndaloi së punuari të dielën.
Incidentet erdhën në një kohë tensioni të shtuar me Rusinë dhe Pistorius ka thënë se askush nuk beson se këto kabllo janë prerë aksidentalisht.
Një seri incidentesh që përfshijnë tubacionet e Baltikut kanë rritur frikën e sabotimit që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Gjermania dhe Finlanda kanë thënë se janë “thellësisht të shqetësuar” nga prerja e kabllos së komunikimit C-Lion1, duke shtuar se siguria e Evropës kërcënohet nga lufta e Rusisë, “por edhe nga lufta hibride nga aktorët keqdashës”.
Kompabnia finlandeze e telekomit dhe sigurisë kibernetike “Cinia” ka thënë se kablloja mund të jetë prerë “nga një forcë e jashtme”.
“Këto lloj pushimesh nuk ndodhin në këto ujëra pa ndikim nga jashtë”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë për mediat lokale.
Dëmi nga prerja e kabllove do të duhet pesë deri në 15 ditë për t’u riparuar.