Botë

Gjermania dhe Austria pezullojnë kërkesat për azil nga sirianët

Azil

Autoritetet gjermane kanë ndërprerë përpunimin e kërkesave për azil nga sirianë pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assadit.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka bërë të ditur të hënën se aplikimet nga më shumë se 47,000 njerëz mbesin në pritje ndërsa Berlini pret për më shumë qartësi mbi situatën në Siri, raporton Neë York Times.

Sipas ministrisë, për momentin, aplikimet siriane do të hidheshin poshtë dhe "vendimet e tjera për azilin do të kishin përparësi".

Gjermania është pritësi më i madh i refugjatëve sirianë në BE, me afro 1 milion njerëz që ikën nga lufta civile. 

Përmbysja e Asadit ka nxitur thirrje nga CDU-ja e qendrës së djathtë për stimuj për t'i inkurajuar ata të kthehen në shtëpi, edhe pse Social Demokratët dhe të Gjelbërit kanë paralajmëruar se është shumë herët për ta shpallur vendin të sigurt.

Edhe Austria ka pezulluar të gjitha kërkesat për azil nga shtetasit sirianë dhe do të shqyrtojë kërkesat e miratuara tashmë pas rënies së regjimit të presidentit Bashar al-Assad, ka bërë të ditur ministria e Brendshme e shtetit.

“Në këtë kontekst, kam udhëzuar ministrinë që të përgatisë një program të rregullt riatdhesimi dhe dëbimi në Siri”, ka thënë ministri i brendshëm Gerhard Karner në një deklaratë të hënën.

Ministria tha se po monitoronte situatën që ndryshon me shpejtësi në Siri dhe se si do të ndikonte ajo në kërkesat për azil, duke shtuar se pothuajse 12,900 aplikime për azil ishin aktualisht të hapura, duke përfshirë 7,300 aplikime për herë të parë.

Lexo përditësimet tjera
Siri

Sirianët kërkojnë familjarët në burgun famëkeq të Damaskut

Një grup sirian i mbrojtjes civile thotë se ka vendosur ekipe të specializuara të urgjencës në...