Gjermania ia ka bërë të ditur kreut iranian të Qendrës Islamike të Hamburgut (IZH) e cila është e ndaluar, se ka vendosur që ta dëbojë nga vendi dhe se ka dy javë për t'u larguar, kanë bërë të ditur autoritetet në Hamburg të enjten.
Ministria e Brendshme e qytetit gjerman të Hamburgut ka thënë në një deklaratë se kishte informuar Mohammad Hadi Mofatteh se ai ka kohë deri më 11 shtator për t'u larguar ose përndryshe do të dëbohet, raporton Reuters.
Mofatteh kishte qenë në krye të IZH-së që nga vera e vitit 2018.
Sipas gjetjeve të agjencisë së brendshme të inteligjencës së Hamburgut, ai luante rolin e zëvendësit të liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei në Gjermani, duke qenë në krye të IZH-së deri vonë.
Llogaritë e mediave sociale të lidhura me IZH-në dhe uebsajtin e saj janë hequr në Gjermani pasi vendi ndaloi IZH-në dhe organizatat vartëse në korrik për "ndjekjen e qëllimeve radikale islamike", sipas ministrisë së Brendshme federale.
Ministria ka bërë të ditur se IZH-ja, e cila përfshin një nga xhamitë më të vjetra në Gjermani, kishte vepruar si një përfaqësues i drejtpërdrejtë i Khameneit dhe kishte kërkuar të sillte një revolucion islamik në Gjermani.
Pas mbylljes së IZH-së, Irani thirri ambasadorin gjerman në Teheran.
LEXO EDHE: