Një shtetas sirian 27-vjeçar i dyshuar për pikëpamje radikale islamike, është arrestuar nën dyshimin për një komplot për të vrarë ushtarë gjermanë me thikë, në qytetin bavarez të Hof, thanë prokurorët të premten.
I akuzuari posedonte dy thika të gjata përafërsisht 40 cm. Ai planifikoi të sulmonte ushtarët e Bundeswehr-it në Hof gjatë pushimin të tyre të drekës atje dhe të vriste sa më shumë prej tyre, thuhet në një deklaratë.
“Me aktin, i dyshuari ka dashur të tërheqë vëmendjen dhe të krijojë një ndjenjë të pasigurisë në mesin e popullatës”, thuhet në njoftim.
Gjermania ka forcuar kontrollet kufitare pas sulmeve të fundit vdekjeprurëse me thikë, në të cilat të dyshuarit ishin azilkërkues.
Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm me thikë në qytetin perëndimor të Solingenit që nga i cili mbetën tre të vdekur në gusht.
Shqetësimet për imigracionin dhe sigurinë janë ngritur në agjendë përpara zgjedhjeve në shtetin e Brandenburgut, ku Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) po del e fuqishme në sondazhe.