Botë

Gjermania arreston një libian të dyshuar se po planifikonte sulm në ambasadën izraelite

Gjermani

Ilustrim

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur të dielën se kanë arrestuar një shtetas libian me lidhje të dyshuara me grupin ekstremist Shteti Islamik, i cili dyshohet se po planifikonte një sulm me armë zjarri në ambasadën izraelite.

Policia dhe forcat e tjera të sigurisë e arrestuan burrin të shtunën në mbrëmje në Bernau, një qytet në rrethinë të Berlinit, dhe kontrolluan shtëpinë e tij atje, ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit Federal në një deklaratë, raporton AP.

Zyra e prokurorit e ka identifikuar tw dyshuar vetëm si Omar A.

“Ai synonte të kryente një sulm me armë zjarri në ambasadën izraelite në Berlin”, thuhet në deklaratë. 

"I akuzuari shkëmbeu informacion me një anëtar të IS-it në një bisedë me mesazhe", thuhet më tej në njoftim.

Forcat e sigurisë kontrolluan gjithashtu shtëpinë e një personi tjetër, i cili konsiderohet dëshmitar dhe jo i dyshuar, thuhet në deklaratën e prokurorit.